Ukraina, frikë apo hipokrizi?

2200 km larg çdo divani, krevati apo dhe netflixi në tiranë ndodh e papritura. Një vend “demokratik” (pasi realisht nuk dime asgjë) sulmohet nga një nga superfuqite e 80 viteve të fundit pas luftës se dytë botërore.

Një mëngjes i kthjellët në këtë realitetin tonë surreal që tronditet nga lajmi I një sulmi të pa precedentë.

Dhe pse herët ashtu i shokuar me telefonin në dorë bëj telefonatat e para për të ndarë atë ndjesi të atij mëngjesi. Fryma më mbahej dhe nuk e besoja atë që po ndodhte.

E pa imagjinueshmja ndodhi.

Një ditë plotë lajme neëpër portale dhe bisedë e ditës në çdo tavolinë dhe tek njerëzit më të pa angazhuar.

Ngadalë shoku largohej dhe kujtesa fillonte të fitonte territor në atë memorien time sado jo të fortë, e ngadale pjesët fillonin të formonin një të tërë.

Ashtu i hutuar fillova të kthehesha në kohë me frikën e një sulmi të mundshëm në vendin tim. Fillova të mendoja se si do reagonim ne një situate të tillë.

Shikoja çdo orë shkrime, postime solidariteti ndaj ukraines nga njerez që kisha kohë pa i parë të reagonin në rrjetet sociale dhe po filloja të mendoja se ose unë jam në gjumë ose jam jashte realitetit.

Është gjithmonë e dhimbshme një humbje jete kudo qoftë ajo, por çdo i vrarë në Ukraine me kujtonte një tjetër në Afghanistan. Një tjeter në Kiev më kujtonte dikë në Palestinë, Irak, Siri, Libi apo një dreq e di se ku tjeteër që asnjë nga keta miqtë e mi të dhembshur nuk është ndjerë pasi ose ishte ishte larg derës së tyre ose në rastin më të keq ata ishin me ngjyrë apo të nje feje tjeter të cilën ne nuk e duam.

Europa vazhdonte akoma të ndiente valën e refugjateve Sirian, që u bë dhe një mollë sherri mes vetes, sa do marrë une e sa ti, a thua se po numëronin bostanet në sezonin më të mirë veror.

Çdo kufi u mbyll dhe shumë syresh janë akoma nën mesdhe përshkruar nga një kronikë në fundin e lajmeve të çdo shteti.

Dita ditës frika shtohej e bashkë me të postimet në Instagram. Jemi me ty Ukrakinë .Je shembull demokracie.

Prapë kthehem në këtë katundin tonë ku çdo gjë që nuk blihet me lek, blihet me shumë lek.

Mundohem të kuptoj idinjatën e të gjithë miqve të mi të dhembshur, indinjuar apo dhe inatosur me ketë Diktator si Putini sesi arriti në kete marrëzi por sërish humb në kujtimet e këtyre 30 viteve “Demokraci”

Tek dëgjoj sërish zhurmat e bombave në Kiev mundohem të imagjinoj se si do reagonim ne si popull nëse do ishim Ukraina dhe vetëm një fjali me kalon nëpër mendje…

Si nuk e fitoi Donaldi Big Brother…?

Leave a Reply